Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve: Kemi dijeni për një kërcënim në Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillohet në Durrës


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka njoftuar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillojë punimet pranë Durrësit më 23-24 korrik 2022 .

Ambasada ka ngritur nivelin e alertit duke publikuar edhe disa masa që duhet të ndërmarrin qytetarët e SHBA-ve.

Ambasada kërkon që të shmangin ngjarjen, të monitorojnë mediat lokale dhe të jenë të vetëdijshëm nga ata që i rrethojmë si dhe të mbajnë një profil të ulët.

Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje

Monitoroni mediat lokale

Jini të vetëdijshëm për rrethin tuaj

Mbani një profil të ulët”-shkruan Ambasada në njoftim