Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i Britanisë: Nuk do bëjmë publik emrat e të shpallurve “non grata”


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith ka shpjeguar nismën e ngjashme me atë të SHBA-ve të përcaktimit “non grata” të personave të ndryshëm që shkelin ligjin.

“Siç ju e dini që Mbretëria e Bashkuar po përforcon marrëdhëniet e saj dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Ne do të vijojmë në këtë rrugë në të gjitha fushat këtu fuqizimin e demokracisë, llogaridhënien por gjithashtu edhe me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këtë javë kemi ndërmarrë vetëm hapat e parë të një sërë veprimesh të cilat synojnë llogaridhënien dhe ndëshkimin sepse është shumë e rëndësishme që ta bëjmë diçka të tillë. Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit.

Ju më pyetët nëse do të jetë procedurë e njëjtë si e Shteteve të Bashkuara. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të mirë të popullit britanik. Por patjetër ne diskutojmë këto lloj problemesh në një rreth të ngushtë me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha ambasadori në një intervistë për Tv Klan.

Por Britania ndryshe nga SHBA-ja nuk do bëjë publike emrat e të shpallurëve “non grata” shpjegoi Ambasadori.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore

“Patjetër që e kuptoj interesin e madh mbi këtë çështje, por Mbretëria e Bashkuar nuk i bën publik emrat për arsye të drejta ligjore. Dua të sqaroj opinionin publik se ne nuk targetojmë ndonjë parti apo forcë politike ose grupe të tjera. Kjo është një qasje e balancuar dhe ka të bëjë me publikimin e informacionit për individët që kanë lidhje me krimin apo korrupsionin. Udhëzimet janë të qarta dhe merren në baza individuale edhe nëse personi ka ndikim pozitiv publik në Mbretërinë e Bashkuar” –tha ambasadori.