Kreu i PD-së Berisha iu afrua Ramës teksa doli në foltoren e Kuvendit.
Ai iu drejtua kreut të qeverisë me fjalët frikacak, i pafytyrë e burracak duke e akuzuar për arrestimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Teksa Berisha iu afrua Ramës, menjëherë ndërhynë gardistët që nuk e lejuan të afrohej më shumë.
“Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën. Në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty-t. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare që tregonte indirekt se po përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin. E di që në çdo variant del thjesht një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçicit. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi për planet e Vuçiçit, përpiqet në çdo samit t’i bëjë retushin. Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë s’e keni parë në këtë platformë të shpërfytyruar siç ndodhi kësaj here. Qëndrimi ynë është pa diskutim ai që ka qenë gjithmonë. Unë e kam shprehur dhe do ta shpreh jo këtu, në OKB, në PE, në Këshillin e Europës.” – tha Berisha.