15 deputetë të PD-së i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Çela që të verifikojë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Në një kërkesë të firmosur nga deputetët demokratë thuhet se nga të dhënat publike ka dyshime se Kokoneshi kapet nga Ligji i Dekriminalizimit.
Sipas deputetëve demokratë, Kokoneshi ka kryer trafik të qenieve njerëzore e veprimtari të lidhura me prostitucionin në Itali ku është arrestuar e dënuar.