Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i CIA-s: Vladimir Putin është plotësisht i shëndetshëm


Vladimir Putin është ‘plotësisht i shëndetshëm’, tha të mërkurën drejtori i CIA-s, William Burns, duke hedhur poshtë spekulimet mbi thashethemet e vazhdueshme se presidenti rus po vuan nga sëmundja ndërsa ai vazhdon luftën e tij kundër Ukrainës.

Burns, duke folur në Forumin e Sigurisë në Aspen, vuri në dukje se deklarata e tij nuk ishte një gjykim zyrtar i inteligjencës’.

Megjithatë, duke pasur parasysh pozicionin e tij, komenti i Burns mund të ndihmojë në zbehjen e shpresave midis kundërshtarëve të Putinit se rënia e tij është afër.

Burns foli një ditë pasi Putin vizitoi Iranin, ku u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Burns, një ish-diplomat karriere e kaloi pjesën më të madhe të paraqitjes së tij në Aspen duke iu përgjigjur pyetjeve rreth Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

“Me sa mund të themi, ai është plotësisht shumë i shëndetshëm.” – tha ai kur u pyet për shëndetin e Putinit.