Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se abuzuan me tenderin e Komisariatit në Koplik, arrestohen 14 efektivë e ish-efektivë policie


Dyshimet se kanë abuzuar me tenderin e rikonstruksionit të Komisariatit të Malësisë së Madhe kanë çuar në pranga 14 efektivë dhe ish-efektivë policie.

Policia e Shkodrës ka ekzekutuar urdhër arrestet e prokurorisë.

Bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para 4-5 vitesh.