Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur i humbur, trupi i gjetur në Fier i përket 40-vjeçarit nga Durrësi


Një 40-vjeçar nga Durrësi që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij më 9 korrik, është gjetur i pajetë në qytetin e Fierit.

Trupi i pajetë u gjet nga policia në plazhin Ndërnënas të Fierit, ndërsa ditën e sotme uniformat blu kanë bërë edhe identifikimin e viktimës.

Buzhiqi u pa nga familjarët për herë të fundit pranë zonë së quajtur “Ura e Dajlanit” në qytetin bregdetar.

Ndërkohë policia në njoftimin e saj sqaron: “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa”.