Partia Konservatore ka ngushtuar garën në Britani të Madhe në zgjedhjet për drejtuesin që do zëvendësojë kryeministrin e dorëhequr Boris Johnson.
Konservatorët zgjodhën Rishi Sunak dhe Lizz Truss, si dy finalistë,
Votimet për të zgjedhur dy emrat e fundit u kryen të mërkurën 20.7.2022.
Dy kandidatët do bëjnë fushatë për më shumë se një muaj për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote.
Fituesi i zgjedhjeve do të bëhet publik më 5 shtator, dhe kushdo që merr kryesimin e partisë do jetë edhe kryeministër i Anglisë.
Johnson, i cili ka dhënë dorëheqje më 7 korrik, pas disa muajsh të skandaleve etike, vazhdon të jetë në krye të Qeverisë britanike, derisa t’i zgjidhet pasardhësi.