Vendosni fjalën kyçe....

Rusia fillon ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Egjipt


Rosatom në pronësi shtetërore ruse ka filluar ndërtimin e termocentralit bërthamor El Dabaa, tha kompania në një deklaratë për shtyp të botuar të mërkurën.

“Fillimi i ndërtimit të reaktorit të parë të termocentralit El Dabaa do të thotë se Egjipti tani po i bashkohet klubit të vendeve prodhuese të energjisë bërthamore në botë.” – tha kreu i Rosatom, Alexey Likhachyov në ceremoninë e nisjes së ndërtimit.

E vendosur në bregun verior të Egjiptit rreth 130 kilometra në veriperëndim të Kajros, El Dabaa do të jetë termocentrali i parë bërthamor i Egjiptit, si dhe projekti i parë i madh i Rosatom në Afrikë.

Impianti, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2028, do të ketë katër reaktorë VVER-1200 me një kapacitet total prej 4,800 megavat.

Ndërtimi financohet bashkërisht nga Moska dhe Kajro, ku qeveria ruse siguron 85% të kostos prej 30 miliardë dollarësh në formën e një kredie shtetërore. Pjesa tjetër do financohet nga Egjipti me mbështetje financiare nga investitorë privatë.

Sipas kushteve të marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy vendet, Rosatom do të furnizojë gjithashtu karburant bërthamor për centralin për të gjithë jetëgjatësinë e tij 60-vjeçare të projektimit dhe do të sigurojë mirëmbajtje dhe riparime për dhjetë vjet pas nisjes së secilit reaktor.

Për më tepër, kompania do ofrojë kualifikime të punonjësve. Grupi i parë i punonjësve të ardhshëm të El Dabaa filloi kualifikimin në degën e Akademisë Teknike të kompanisë në shtator 2021. Rosatom pret të kualifikojë 1700 specialistë për fabrikën.

E përfshirë në një numër projektesh ndërkombëtare në shkallë të gjerë – duke përfshirë nismën ITER që synon zhvillimin e shkrirjes praktike bërthamore – Rosatom nuk është shënjestruar nga asnjë prej sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i operacionit të saj ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.