Ditën e sotme në Kuvend në interperlancën e deputetit Agron Shehaj me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro u denoncua “pika e vogël” në Butrint e përfituar nga të afërm të Damian Gjiknurit që do shndërrohet në një resort 28 milionë euro.
Ministrja Mirela Kumbaro në justifikimin që i bëri ndryshimit të hartës së zonës së mbrojtur të Butrintit tha se hapësira e dhënë për ndërtimin e resortit, nga konsorciumi “Alb Star dhe Andi Sh.p.k” me këtë të fundit pronar Andi Gjiknuri i afërm i ish-ministrit të Infrastrukturës, është vetëm një “pikë e vogël” në hartë.
Pika e vogël në hartë sipas fotos së zbuluar në Kuvend nga deputeti demokrat Shehaj ishte një gji në det ku do ndërtohet projekti “Manastir Resort”.
“Alb Star” 100 milionë euro tendera në infrastrukturë. A ishit në dijeni ju ministre se pas resortit fshiheshin të afërm të sekretarit të Përgjithshëm, të PS, Gjiknuri. A keni pasur komunikim për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Kjo leje ndërtimi fakton qartë se kush qëndron në të vërtetë pas resortit në Butrint. Është kompania AlbStar dhe kompania Andi shpk.
Kjo e dyta zotërohet nga Andi Gjiknuri, i afërm i ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri!”-tha Shehaj.