Policia ka sekuestruar mbi 300 shezlonë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një operacion në vijim, të nisur tre ditë më parë ku janë sekuestruar 489 shezlongë në të njëjtën vend ndërsa pronarja dhe djali i saj janë proceduar.
Po kështu në njoftim thuhet se operacioni i policisë po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit.