Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj gjatë interpelancës së sotme me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro denoncoi resortin që do ndërtohet në Ksamil si të lidhur me të afërm të ish-ministrit Damian Gjiknuri.
Shehaj theksoi se pas kompanisë Andi sh.p.k fshihet Andi Gjiknuri i afërm i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
“Alb Star” 100 milionë euro tendera në infrastrukturë. A ishit në dijeni ju ministre se pas resortit fshiheshin të afërm të sekretarit të Përgjithshëm, të PS, Gjiknuri. A keni pasur komunikim për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Kjo leje ndërtimi fakton qartë se kush qëndron në të vërtetë pas resortit në Butrint. Është kompania AlbStar dhe kompania Andi shpk.
Kjo e dyta zotërohet nga Andi Gjiknuri, i afërm i ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri!”-tha Shehaj
Më tej Shehaj vijoi me denoncimin se pikërisht për shkak të ndërtimit të këtij resorti u ndryshua edhe harta e zonës së mbrojtur të Butrintit duke e zhvendosur vijën dhe lejuar zhvillimin e biznesit ku një nga pronarët do jetë i afërmi i Damian Gjiknurit.
“E kam kërkuar këtë interpelancë me Ministren e Turizmit për një çështje shumë të rëndësishme.
Ka të bëjë me zvogëlimin e Parkut të Butrintit, si një nga pasuritë më të mëdha natyrore dhe arkeologjike të Shqipërisë.
Provat dhe faktet e denoncuara publikisht nga media, por edhe dokumentet zyrtare hedhin dyshime të forta se arsyeja kryesore për zvogëlimin e zonave të mbrojtura janë interesat private ekonomike të njerëzve me pushtet ose klientëve të lidhur me qeverinë.
Ky që kam në dorë është vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili mban datën 10 qershor 2021. KKT vendosi miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “Resort turistik me 2,3 dhe 4 kate me parkim nën tokë me vendndodhje në bashkinë Sarandë dhe me subjekt zhvillues, shoqëritë AlbStars shpk dhe Andi shpk.
Vendndodhja është në Sarandë dhe më saktësisht është pjesërisht në Parkun e Butrintit!
Bëhet fjalë për projektin “Manastir Resort”, i cili do të ndërtohet në Parkun e Butrintit, që në fakt duhet thënë ish-Parkun e Butrintit, sepse pasi Rama dha lejen e ndërtimit në një tokë brenda parkut, një vit më vonë, po me firmën e tij, Rama e zvogëloi Parkun për të nxjerrë jashtë parkut, tokën ku do të ndërtohet resorti.
Nuk e përmenda pa qëllim lejen e parë të ndërtimit, se ka pasur një ndryshim të kësaj lejeje ndërtimi, sepse ajo fakton qartë se kush qëndron në të vërtetë pas resortit në Butrint. Është kompania AlbStar dhe kompania Andi shpk. Kjo e dyta zotërohet nga Andi Gjiknuri, i afërm i ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
Pra, ashtu si në rastin e Ministres ë Jashtme, edhe këtu kemi përfshirjen e pushtetarëve dhe njerëzve të afërt të tyre në projekte strategjike që marrin favore nga shtet.
Dhe rastet janë identike, njesoj si në rastin e zonjës Xhaçka, është tentuar po e njëjta skemë për të fshehur përfituesit realë.
Në datën 2 dhjetor 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e Investitori Strategjik, procedurë e asistuar për projektin Manastir Resort.
Por, me djallëzi, në vendim, statutin e Investitorit Strategjik e përfiton vetëm subjekti AlbStar, pra resortin e kanë të dyja kompanitë, gjysmë për gjysmë, por përfitimet e investitorit strategjik i përfiton vetëm njeri prej tyre, Albstar.
Kjo është leja e ndërtimit për të dy subjektet kurse vendimi merret vetëm për Albstar.
Nga ana tjetër jo vetëm leja është marrë për të dyja subjektet, por edhe kompania e krijuar ka dy pronarë: ka edhe AlbStar po ka dhe Andi shpk që është i afërmi i Gjiknurit.
Praktikisht, pavarësisht se kanë kompani të përbashkët, Edi Rama kur merr vendimin për ta shpallur Investitor Strategjik, resortin Manastir Resort thotë jo, përfitimet do t’ia japim vetëm ortakut të të afërmeve të ministrit!
Tani është e qartë se kjo bëhet formalisht për të fshehur gjurmët e familjarëve të Gjiknurit”-tha në fjalën e tij Shehaj