Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel ndryshon lajmin për gjobën e hackerave pas reagimit të Ramës


Top Channel ka ndryshuar titullin dhe e lajmit për gjobën 30 mln dollarë të hackerave pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama.

Por në brendësi të lajmit ata kanë lënë paragrafin ku citojnë se hackerat kanë kërkuar shumën në bitcoin

Pas lajmit në të cilin Top Channel pretendonte se hackerët kishin kërkuar 30 mln dollarë për të zhbllokuar sistemet online qeveritare ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama e cilësoi lajmin si të rremë si për gjobën dhe për shkatërrimin e të dhënave.

“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”-shkruan Kryeministri.

Më tej ai thotë se AKSHI po punon për rimëkëmbjen e të dhënave dhe sistemit si dhe zmbrapsjen e sulmit.

“AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilat do qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!”-thekson Kryeminsitri.

Po çfarë shkruante Top Channel?

Në lajmin e tyre Top Channel prentendone se hackerat kishin kërkuar 30 mln dollarë në bitcoin.

“Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin”-shkruante TCH.

Në artikullin e tij TCh jepte detaje se në kompjuterët qendrorë të AKSHI-t është shfaqur një mesazh nga hackerat ku në të thuhet: “Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur”

Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Në këtë mënyrë mesazhi kërkon të japë një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar.

Mesazhi mbyllet edhe me një koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: “Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.