Ka ndërruar jetë në spital 77-vjeçari Haki Balla, i cili u plagos me thikë ditën e djeshme nga fqinji.
Ndërkohë i biri, 53-vjeçari Aleks Balla është ende në spital pasi u qëllua gjithashtu me thikë pas një përplasjeje me fqinjin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qënas ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është 38-vjeçari Armando Boriçi i cili është ndaluar nga policia.
Sipas bluve, përplasja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
Dyshohet se Haki e Aleks Balla kishin ndezur një zjarr në oborrin e tyre ndërkohë që tymi i shkoi fqinjit e më pas palët u përfshinë në debate me fjalë derisa Boriçi dyshohet se ka marrë thikën dhe i ka qëlluar babë e bir.