Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i Gjykatës së Lartë për lejimin e martesave të homoseksualëve qartësisht i gabuar – Senatori republikan Cruz


Senatori republikan Ted Cruz ka thënë se vendimi i Gjykatës së Lartë që ligjëroi martesat e homoseksualëve ishte ‘qartësisht i gabuar’.

“Obergefell, si Roe kundër Wade, injoroi dy shekuj të historisë së kombit tonë.” – tha Cruz për podcastin Verdict+.

“Për ligjin në fjalë gjykata tha, ‘jo, ne e dimë më mirë se ju djema’ dhe tani çdo shtet duhet të sanksionojë dhe lejojë martesat e homoseksualëve. Mendoj se ai vendim ishte qartësisht i gabuar kur u vendos. Ishte tejkalim i gjykatës,”

Cruz i referohej Obergefell kundër Hodges, vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 2015, në të cilin shumica 5-4 vendosi që Klauzola e Procesit të rregullt ligjor dhe klauzola e mbrojtjes së barabartë e amendamentit të katërmbëdhjetë garantojnë të drejtën themelore për t’u martuar çifteve të së njëjtës gjini.

Senatori i Teksasit mban qëndrimin se politikat për çështje të tilla si martesa e homoseksualëve dhe aborti duhet t’i lihen legjislativëve të shtetit për t’i dhënë formë.

“Martesa ishte gjithmonë një çështje që i lihej shteteve. Ne pamë shtete përpara Obergefell-it që po lëviznin. Disa shtete po lëviznin për të lejuar martesat e homoseksualëve, shtete të tjera po lëviznin për të lejuar partneritetet civile. Kishte standarde të ndryshme që shtetet po miratonin.” – tha Cruz.

“Dhe nëse gjykata nuk do të kishte vendosur Obergefell-in, procesi demokratik do të vazhdonte të funksiononte. Nëse besoni se martesa e homoseksualëve ishte një ide e mirë, mënyra se si është vendosur në Kushtetutë është për të bindur bashkëqytetarët tuaj. Dhe nëse do të arrinit të bindni bashkëqytetarët tuaj, atëherë shteti juaj do të ndryshonte ligjet për të pasqyruar ato pikëpamje.” – shtoi Senatori.

Komentet e Cruz nuk janë hera e parë që senatori shpreh kundërshtimin ndaj vendimit të gjykatës më të lartë për martesën e të njëjtës gjini.

Në vitin 2015, kandidati i atëhershëm në zgjedhjet paraprake republikane tha se kundërshtimi i tij ndaj vendimit do të ishte në qendër të fushatës së tij presidenciale.

“Martesa dhe liria fetare do të jenë integrale, besoj, për motivimin e popullit amerikan që të dalë dhe të votojë për atë që, në fund të fundit, rivendos sistemin tonë kushtetues.” – tha Cruz.