Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Diplomatë të DASH-it përpjekje që partnerët të më shpallin ‘non grata’


Gjatë deklaratës lidhur me shpalljen e tij non grata nga Britania, kreu i PD-së Berisha pohoi se diplomatë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë bërë përpjekje te partnerët ndërkombëtarë që t’i bashkangjiten vendimit të mëhershëm të DASH.

Berisha theksoi se vendimi i DASH-it megjithatë ka qenë absolutisht i padrejtë ndërsa përpjekjet e tyre te partnëerët ndërkombëtarë kanë pasur si qëllim rritjen e presionit ndaj tij dhe justifikimine  vendit të bazuar në shpifje.

“Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje. Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin. Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.” – tha ndër të tjera Berisha.