Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga atentati në Milot, ndërron jetë Klisman Preçi, një automjet digjet në Bërzanë


Ylli Brahimi/ Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë një nga dy personat që ju bë atentat në Milot mbrëmjen e sotme.

Klisam Preçi mësohet se ka ndërruar jetë ndërsa, Ylli Brahimi ka marrë plagë në gjoks dhe ka shkuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

“Klisman Preçi ka ardhur i pajetë në spital ndërsa Ylli Brahimi ka një plagë në gjoks”-njofton Spitali i Traumës.

Ndërkohë një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët është djegur në Gramzë të Milotit.

Automjeti në flakë mësohet se është tip ‘Audi’.

Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi i kishin shpëtuar atentateve të mëparshme të kryer ndaj tyre.