Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një projektligj për kodifikimin e martesës të së njëjtës gjini në ligj.
Dhoma e ulët e kontrolluar nga demokratët miratoi Aktin e Respektit për Martesën (H.R. 8404), një projektligj që kodifikon martesën e të njëjtës gjini në ligjin e SHBA-së, me një votim dypartiak 267–157; 47 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e mbështetën projektligjin. Projektligji tani shkon në Senat, ku nevojiten 10 vota republikane për të kapërcyer pragun.
“Në mënyrë të veçantë, projektligji shfuqizon dhe zëvendëson dispozitat që përcaktojnë, për qëllime të ligjit federal, martesën si midis një burri dhe një gruaje dhe bashkëshortit si person i gjinisë së kundërt, me dispozita që njohin çdo martesë që është e vlefshme sipas ligjit të shtetit.” – lexohet përmbledhja e projektligjit në faqen e internetit të Kongresit.
Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Rep. Jerry Nadler (D-N.Y.) prezantoi projektligjin më 18 korrik.
Miratimi i projektligjit erdhi një muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin i ligjit që leonte abortin në shkallë vendi duke ua lanë kompetenca e tij shteteve përkatëse.