Sipas raporteve lokale, një e burgosur transgjinore, e cila kishte lënë me barrë dy gra në një burg vetëm për femra, është transferuar në një institucion të ri.
Demi Minor, 27 vjeç, u transferua nga Institucioni Korrektues i Grave ‘Edna Mahan’ në ‘Hunterdon County’, një burg shtetëror mashkullor në Burlington që strehon shkelësit e moshës 18 deri në 30 vjeç.
I quajtur fillimisht Demitrius, Minor filloi shndërrrimin në grua pasi hyri në sistemin e burgjeve. Minor po vuan një dënim 30-vjeçar për vrasje të rëndë dhe vjedhje makinash pasi theri me thikë për vdekje ish-babanë e tij birësues.
Rasti i Minor tërhoqi vëmendjen në prill kur Departamenti i Burgjeve të Nju Xhersit konfirmoi se Minor kishte kryer marrëdhënie seksuale konsensuale me dy të burgosura femra, duke bërë që të dyja të mbeten shtatzënë.
27-vjeçarja konfirmoi lajmin në atë kohë në një postim të 14 prillit, duke thënë se marrëdhënia filloi ‘të paktën që në janar’ dhe se të tre u mbajtën në një formë të izolimit pasi dolën në dritë shtatzënitë.
Transferimi u bë më 24 qershor dhe Minor aktualisht po mbahet në njësinë e strehimit të pambrojtur të objektit të Burlington.
Të dhënat e departamentit të korrigjimeve tregojnë se Minor do të ketë të drejtë për lirim me kusht në 2037.
Burgjet e shtetit të Nju Xhersit miratuan një ndryshim politikash në lidhje me identitetin gjinor pasi arritën një zgjidhje gjyqësore me Unionin Amerikan të Lirive Civile të Nju Xhersit qershorin e kaluar.
Sipas politikës së re, burgjet strehojnë të burgosurit bazuar në identitetin e tyre të preferuar gjinor dhe jo në gjininë e tyre biologjike dhe mund të përdorin vetëm përemra asnjanës gjinorë ose të preferuar për t’iu drejtuar të burgosurve që identifikohen si transgjinorë, interseksorë dhe gjinorë jobinarë.
Departamenti i korrigjimeve ra dakord të mbajë politikën për të paktën një vit.