Pas alarmit të ngritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për informacione për sulm të mundshëm gjatë në samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillohej në Manzë, ngjarja është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Njoftimi është bërë nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
“Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.