Vendosni fjalën kyçe....

Kim reagon pas miratimit të Parlamentit të marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit: AADF-ja nuk qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti të Marrëveshjes mes qeverisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan.

Yuri Kim thotë se AADF që prej krijimit në 2009 nuk ka synuar asnjëherë shfrytëzim për fitim.

Më tej ajo thotë se AADF-ja në 13 vite nga krijimi i saj ka angazhuar 100 mln dollarë në 70 projekte në Shqipëri duke krijuar më shumë se 6 mijë vende pune.

Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në vitin 2009 me mbështetjen e USAID-it për të zhvilluar sektorin privat dhe demokracinë e qëndrueshme në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka angazhuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar mbi 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milion dollarë+ nga investitorë të tjerë”-shkruan Yuri Kim.