Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: SHBA-ja e Britania e Madhe duan luftë të vërtetë mes Rusisë dhe BE-së


SHBA-ja dhe Britania e Madhe duan të përshkallëzojnë konfliktin Rusi-Ukrainë në një konfrontim më të madh midis Moskës dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, tha të mërkurën ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për mediast vendase.

“Amerikanët, britanikët, me mbështetje aktive nga gjermanët, polakët dhe shtetet baltike, ata me të vërtetë duan ta kthejnë këtë luftë në një luftë të vërtetë dhe të fillojnë një konfrontim midis Rusisë dhe shteteve evropiane.” – tha Lavrov.

Qeveritë perëndimore po e ‘mbajnë Ukrainën larg nga çdo hap konstruktiv’ drejt një zgjidhjeje paqësore argumentoi Lavrov.

“Ukraina jo vetëm që po furnizohet me armë nga vendet perëndimore, por po detyrohet që t’i përdorë ato në një mënyrë gjithnjë e më të rrezikshme.” – shtoi ai.

Rusia nisi operacionin e saj ushtarak në vendin fqinj në fund të shkurtit. Shumë vende, përfshirë anëtarët e NATO-s, vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës dhe kanë furnizuar Kievin me armë të rënda. Dërgesat më të fundit përfshijnë raketa-hedhës të shumëfishtë M142 HIMARS të prodhuar nga SHBA-ja dhe aviatorë M777.

Lavrov pretendoi se SHBA dhe Britania po e kthenin në avantazhin e tyre konfliktin midis Rusisë dhe BE-së, sepse ekonomitë e anëtarëve të bllokut po mbajnë peshën kryesore të sanksioneve. Ai shtoi se SHBA-ja ka vepruar ‘në mënyrë të papërgjegjshme’ duke nxitur tensionet me Rusinë.

“Ata po luajnë një lojë shumë të rrezikshme. Unë nuk mendoj se ata po e kuptojnë vetë këtë gjë. Por më pas, në Evropë, shumë njerëz kanë filluar ta kuptojnë këtë.” – theksoi ai.