Vendosni fjalën kyçe....

Breitbart: Një vit më parë Joe Biden deklaronte se të vaksinuarit s’mund të preken nga Covid, dje u infektua


Ndërsa ne të gjithë i urojmë Joe Biden një shërim të shpejtë dhe të plotë nga koronavirusi, le të mos harrojmë të gjitha dezinformatat për Covid-19 që ai ka përhapur prej vitesh, e nis shkrimin  John Nolte për Breibart.

Ironikisht një vit më parë, në të njëjtën ditë, Biden u tha amerikanëve se vaksinimi kundër Covid do i mbronte ata nga infektimi.

Dje, më 21 korrik 2022, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Joe Biden i vaksinuar dy herë dhe me dy doza përforcuese është me koronavirus.

Më 21 korrik 2021, Joe Biden i tha vendit se të vaksinuarit nuk mund të infektoheshin me koronavirusin.

Por përsëri, diçka e fundit. Një gjë e fundit që është me të vërtetë e rëndësishme është: Ju nuk do të prekeni nga Covid-19 nëse vksinoheni.”

Biden e përhapi dezinformimin flagrant gjatë një ngjarjeje të organizuar nga CNN.

Natyrisht, moderatori i CNN, Don Lemon, nuk e sfidoi apo korrigjoi Biden.

Më herët gjatë ngjarjes, Biden pranoi se të vaksinuarit mund të prekeshin nga Covid, por më pas përhapi këtë dezinformatë:

Dhe kështu, ajo që unë u them njerëzve që janë të shqetësuar për një pandemi të re është: Vaksinohuni. Nëse jeni i vaksinuar, edhe nëse prekeni nga virusi , nuk ka gjasa të sëmureni. Me siguri do jeni pa simptoma. Ju nuk do jeni në një pozicion ku jeta juaj është në rrezik”.

Ndërsa është e vërtetë që vaksina zbut simptomat e koronavirusit dhe rrezikun tuaj të shtrimit në spital dhe vdekjes nuk ishte e saktë që Biden të pretendonte drejtpërdrejt se “Nuk do të jeni në një pozicion ku jeta juaj është në rrezik”.

Tre muaj pasi ai bëri atë pretendim, 10,587 amerikanë të vaksinuar plotësisht vdiqën nga koronavirusi.

Ky nuk ishte fundi i fushatës së dezinformimit të Biden. Në dhjetor të 2021, ai pretendoi në mënyrë të rreme se të vaksinuarit nuk mund të përhapnin koronavirusin. Fakti që Shtëpia e Bardhë po e vendos në karantinë Biden-in e dëshmon këtë të pavërtetë. Sigurisht, të vaksinuarit mund të preken dhe ta përhapin gripin kinez.

Gjatë fushatës presidenciale 2020, Biden gënjeu në mënyrë të përsëritur për vaksinën e koronavirusit të Trump…Se vaksina ishte e nxituar  dhe se ishte jo e besueshme, etj.

Biden erdhi në detyrë me vaksinën e zhvilluar tashmë dhe që po shpërndahej kudo në mbarë vendin. Sidoqoftë, më shumë njerëz (në më pak kohë) vdiqën nën presidencën Biden sesa gjatë Trump përcjell Breitbart.

Keqinformimi i Bidenit – siç mund të thotë vetë Biden – nuk është shaka./ John Nolte