Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritika drejtuesve të ujësjellësave: Punësoni krushqira, 6 herë më shumë njerëz se ç’duhet


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen dhe kjo është bërë për ndere e krushqi.

Sipas Kryeministrit punësimi pa kriter në drejtoritë e ujësjellësve është një veprim kriminal, aq më tepër në këtë kohë kur kërkojnë edhe përgjysmim të çmimit të energjisë, për të cilën çmimi është rritur frikshëm në treg.

Ne kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi sesa na duhen. Nga vinë këta? Nga rrugët e krushqive. Po nuk mund të bësh dot politikë sociale punësimi me ndërmarrjet. Nëse kemi pas sukses me energjinë është se kthyem OSHEE nga një rifurxho njerëzish që i fusnin deputetët dhe krushqit.

Ndërkohë që në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme dhe kjo marrëveshje që është një tërësi ndërvarësish midis bashkisë dhe qeverisë, do të bëjë që kjo praktikë sociale se kjo është në thonjëza sociale, në të vërtetë kriminale dhe që duhet të marrë fund, në lidhje me financat e shtetit.

Në kushtet kur kostot e energjisë janë bërë marramendëse, ju e doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni të mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që ishte para se të fillonte kjo kriza e tmerrshme por është më shumë se gjysma e energjisë në kushtet kur kjo kushton sa qimet e kokës. Problemi tani është ka apo s’ka energji se edhe mund të kesh lekët por s’ka energji”-deklaroi Rama.