Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mosvotimi i rezolutës nga non grata (jo vetëm nga SHBA) arsye neverie për politikën pa din e iman


Kryeministri Rama e ka quajtur neveritës mosvotimin e rezolutës ndaj raportit të Dick Marty-t nga ana e kreut të PD-së Berisha.

Kreu i qeverisë shkruan se i damkosuri si ‘nongrata’ nuk e votoi rezolutën dhe është arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!” – shkruan Rama.