Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas shpalljes së Berishës non grata nga Britania, poston kopertinën e librit të Enver Hoxhës ‘Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë’


Pasi e njoftoi në seancën e djeshme në parlament shpalljen e kreut të PD-së Berisha ‘non grata’ nga Britania e Madhe, kryeministri Rama ka reaguar sot pasi një gjë e tillë u pohuar nga kryedemokrati.

Kreu i qeverisë e ka krahasuar Berishën me Enver Hoxhën teksa ka postuar kopertinën e një libri të shkruar nga Hoxha me titull ‘Rreziku Anglo-Amerikan’.

Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë koment në postimin e tij.

Ditën e djeshme ai paralajmëroi se Berisha ishte shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.

Kreu i PD-së e pohoi sot diçka të tillë ndërsa theksoi se vendimi ishte marrë bazuar mbi shpifjet e sponsorizuara nga Xhorxh Soros e Edi Rama ndërsa ftoi Britaninë e Madhe e çdo shtet tjetër që të paraqesin çdo provë a fakt kundër tij.

Berisha tha se do vendoste më tej për hapat që do ndiqte pasi të këshillohej me ekspertët ndërsa argumentoi se asnjë nga pretendimet e paraqitura nga autoritet britanike nuk qëndronte qoftë për sa i përket lidhjeve të pretenduara të tij me grupet kriminale qoftë ato me biznesmenin Fazlliç.