Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Milot, raportohet për dy të plagosur


Të shtëna me armë kanë ndodhur në Milot të Kurbinit.

Raportohet se janë plagosur rëndë dy persona.

Report Tv raporton se kanë mbetur të plagosur Ylli Brahimi si dhe Klisman Preçi.

Ylli Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati më 12 janar të vitit 2021, ndërsa Preçi i mbijetoi një atentati dy muaj më parë.

Brahimi njohet si njohje e Ervis Martinajt. 

Ndërkohë vetëm 5 ditë më parë u vra Brilant Martinaj kushëriri i Ervis Martinajt në një atentat ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë.