Vendosni fjalën kyçe....

“Vlora ka një kryetar bashkie që fle gjumë” – Rama kritika Lelit në takimin me kryebashkiakët


Kryeministri Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli duke e quajtur atë një kryetar bashkie që fle gjumë.

Ai e bëri komentin gjatë takimit më  kryebashkiakët e vendit në Pogradec.

Kreu i qeverisë tha se çelja e negociatave do sjellë me shumë punë e përgjegjësi për qeverinë në nivel qendor e lokal.

“Shqipëria ka çeluar negociatat dhe politikisht është në nivel tjetër në marrëdhënet me Europën e rajonin. Po duhet të ngrihet në nivel tjetër edhe me veten. Negociatat janë e përpjetë e thepisur e jo shëtitje në lëndinë, me kërkesa strikte e të forta. Kemi bashki që janë shembullore, kemi që janë të mira po kemi edhe disa që janë problematike. Kemi bashkitë e Lezhës, Cërrikut e Belshit që janë shembullore. Ndërkohë kemi Vlorën që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë. Kemi Pogradecin ku falë punës së kryebashkiakut qyteti merr frymë lirisht.” – tha Rama.