Dy humbje jete janë regjistruar në vend së fundmi lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e viktimave të raportuara nga Shqipëria që prej shpalljes së pandemisë në 3525.
Personat që kanë humbur jetën janë një 71-vjeçare nga Berati dhe një 96-vjeçar nga Tirana.
Nga 2730 testime ditore janë gjetur 1158 raste të reja me Covid-19. Në spital po mjekohen 35 pacientë.