Vendosni fjalën kyçe....

Grumbulloi 400 mijë dollarë me mashtrimin viral në GoFundMe, dënohet me burg gruaja në SHBA


Një grua nga New Jersey është dënuar me një vit e një ditë burg për rolin e saj në një skemë mashtrimin me më shumë se 400,000 dollarëve nga donatorët e GoFundMe, duke pretenduar se po mblidhte para për një të pastrehë.

Katelyn McClure u deklarua fajtore për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit të shkallës së dytë. Të enjten, ajo u dënua dhe u urdhërua të paguante dëmshpërblim dhe të vuante tre liri me kusht, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në vitin 2017, McClure pretendoi se asaj i mbaroi karburanti dhe ishte bllokuar në rrugën ‘Interstate 95’ në Filadelfia. Burri i pastrehë, Johnny Bobbitt Jr., supozohet se e pa atë dhe i dha asaj 20 dollarët e fundit që kishte në xhep për të blerë karburant, shkruan CNN.

McClure dhe i dashuri i saj i atëhershëm, Mark D’Amico, postuan në rrjetet sociale ‘veprën e mirë’, duke përfshirë një foto të saj me Bobbitt në një ndalesë autostrade. Ata gjithashtu filluan një fushatë GoFundMe për të mbledhur para për veteranin e pastrehë, duke thënë se donin t’ia kthenin borxhin atij dhe ta largonin atë nga rruga.

Historia u bë virale dhe bëri bujë kombëtare, me mbi 14,000 donatorë që kontribuan. Mashtruesit fituan rreth 367,000 dollarë pas derdhjes së dollarëve në llogari.

Prokurorët thanë se çifti i atëhershëm i shpenzoi paratë për një makinë BMW, një udhëtim të Vitit të Ri në Las Vegas, kumar në kazino, çanta Louis Vuitton dhe sende të tjera. Bobbitt, i cili mori 75,000 dollarë nga mbledhja e fondeve, sipas prokurorëve, ndërmori veprime civile kundër D’Amico dhe McClure dhe mashtrimi shpejt u bë publik.

Hetimi zbuloi historinë e vërtetë. Sipas Prokurorit të Qarkut Burlington, Scott Coffina, çifti u takua për herë të parë me Bobbit në një vend pranë një kazinoje të paktën një muaj përpara se fushata GoFundMe të dilte drejtpërdrejt.

Hetuesit shqyrtuan tekstet që çifti i dërgoi duke diskutuar mashtrimin dhe problemet e tyre me paratë, duke përfshirë një mesazh të McClure dërguar një miku, ku shkruhej: “Në rregull, pjesa e karburantit është kompletuar, por personi jo. Më duhej të bëja diçka që t’i bëja njerëzit të ndihen keq”.

Bobbitt u deklarua fajtor për komplot për kryerjen e vjedhjes me mashtrim në vitin 2019 dhe u dënua me një periudhë të veçantë prove pesëvjeçare që përfshin trajtimin e varësisë nga droga.

D’Amico gjithashtu u deklarua fajtor dhe ra dakord për një dënim pesëvjeçar në burgun shtetëror të Nju Xhersit, si dhe kthimin e të hollave në vitin 2019.