Vendosni fjalën kyçe....

Katër të vrarë në dy atentate brenda javës, asnjë autor të dyshuar, Rama e Çuçi asnjë fjalë për vrasjet


Brenda një jave në një territor mes Kurbinit dhe Krujës kanë ndodhur dy atentati nga i cili janë vrarë katër persona.

Në atentatin e ndodhur më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës u vranë tre të rinj brenda në makinë nga persona ende të paidentifikuar të cilët zbrazën karikatorët mbi trupat e tyre. Në këtë atentat u vranë Brilent Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha.

Atentati në Fushë Krujë

Ndërsa në atentatin e datës 22 korrik në Milot, breshëritë e automatikut vranë Klisman Reçin dhe plagosën rëndë Ylli Brahimin.

Brahimi dhe Reçi i kishin shpëtuar atentateve të mëparshme, me këtë të fundit vetëm dy muaj më parë. Ndërsa Brahimi i shpëtoi një atentati 1 vit e gjysmë më parë po në Milot.

Atentati në Milot | Majtas: Ylli Brahimi (I plagosur) Djathtas: Klisman Reçi (Viktima)

Brilant Martinaj dhe Ylli Brahimi janë njohje të Ervis Martinajt të shpallur në kërkim nga SPAK pas dëshmisë së Nurendin Dumanit.

Dy atentate pa asnjë autor të dyshuar

Autorët si në shumë atentate kanë përdorur gati të njëjtën skemë për të kryer vrasjet. Si në atentatit e 22 korrikut dhe në atë të 17 korrikut, atentatorët kanë ndjekur viktimat kanë zbrazur egërsisht një numër të lartë plumbash, si duket për tu siguruar që të mos ketë asnjë të mbijetuar dhe më pas janë larguar pa u shqetësuar nga vendi i ngjarjes.

Në ngjarjen e 22 korrikut u gjet një makinë e djegur në shatin Gramzë në afërsi të Krujës së bashku me dy armë automatike. Ndërsa më 17 korrik, një makinë u gjet e djegur fill pas atentatit në Larushk ndërsa një tjetër një ditë më vonë. Makinat dyshohet se janë përdorur nga atentatorët janë djegur për të fshirë çdo gjurmë që i lidh me ta.

Nga burimet zyrtare të policisë dhe hetimet nga këto dy vrasje ende nuk ka asnjë autor të dyshuar zyrtar.

Politika asnjë reagim

Kryeministri Edi Rama i cili njihet për reagimet e tij të shpeshta në rrjetet sociale, nuk ka thënë ende  asnjë fjalë për dy ngjarjet e rënda me katër viktima.

Por heshtje totale ka pasur edhe nga ana e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka në varësi Policinë e Shtetit dhe të sigurojë rendin publik.

Dy atentate mafioze në të njëjtën zonë me katër viktima dhe asnjë të ndaluar është bilanci të cilin strukturat që luftojnë krimin kanë në fokus për të zgjidhur.