Vendosni fjalën kyçe....

‘Kumbarat’ e Disney-t do jenë asnjanëse për sa i përket gjinisë, kompania: Duhet të jemi më gjithëpërfshirës


Disney do heqë ‘kumbarat e zanave’ për tituj më gjithëpërfshirës dhe asnjanës ndaj gjinisë në butikët e veshjeve nëpër parqet e saj tematike, njoftoi kompania të enjten në një përditësim në faqet e internetit të Disneyland Resort dhe Walt Disney World Resort.

Titulli ‘kumbare zanash’, që i referohet personazheve magjikë të paraqitur në disa prej filmave të animuar të Disney-t, iu dha parukierëve dhe artistëve të grimit që punojnë në butikët Bibbidi Bobbidi. Sallonet ofrojnë ndryshime për fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç, duke i shndërruar ata në princesha ose kalorës të Disney-t.

Tani e tutje, këta punonjës, të cilët më parë quheshin ‘kumbarë zanash’ tani do të quhen thjesht si çirakë.

“Në këtë mënyrë, anëtarët e kastit që mund të mos identifikohen si femra mund të jenë ende pjesë e procesit për të veshur dhe stiluar fëmijët pa pasur nevojë t’i referohen vetes si një personazh femër i Disney-t.” – tha Disney në një postim në blogun ‘Streaming the Magic’.

Megjithatë, duket se jo të gjithë fansat e Disney janë të ngazëllyer nga ndryshimi, me disa që deklarojnë se kompania ishte dorëzuar edhe një herë ndaj kërkesave të aktivistëve transgjinorë.

Lëvizja e fundit nuk është veçse e fundit në një listë të gjatë përpjekjesh të Disney për t’u dukur më gjithëpërfshirëse dhe politikisht korrekte. Verën e kaluar, kompania fshiu përdorimin e ‘zonjave dhe zotërinjve, djemve dhe vajzave’ nga parqet e saj tematike dhe ndryshoi politikën e kodit të veshjes për të lejuar aktorët të punojnë me tatuazhe të dukshme në një kostum të cilësdo gjini që dëshirojnë.

Vitin e kaluar, u zbulua gjithashtu se Disney kishte miratuar të ashtuquajturën ‘teoria kritike e racës’ si pjesë e programit të saj të trajnimit të punonjësve dhe i kërkoi stafit të saj të bardhë të ‘shkolonizonte raftet e tyre të librave’, të merrte pjesë në dëmshpërblime dhe të plotësonte një ‘listë kontrolli privilegjesh’ si pjesë e trajnimit të tyre kundër racizmit.

Kompania Walt Disney ka qenë gjithashtu në qendër të një lufte kulturore mbi ligjin e diskutueshëm të Floridas për të Drejtat e Prindërve në Arsim, i referuar ndonjëherë si ligji ‘mos thuaj homoseksualët’, i cili i ndalon mësuesit të diskutojnë seksualitetin dhe identitetin gjinor me fëmijët në kopshtin e fëmijëve. deri në klasën e tretë.