Një faqe e emërtuar Homejustice.ru ka nisur të shpërndajë dokumente të ndryshme zyrtare që pretendon se janë marrë gjatë sulmit kibernetik të pak ditëve më parë ndaj platformave qeveritare shqiptare.
Faqja është e bllokuar në Shqipëri nga AKEP pas jnë kërkese nga Autoriteti pēr Sigurinē Kibernetike AKCESK e cila mund të ketë pasur ndonjë rol në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë dhe po shpërdan informacione keqdashëse.
Deri tani bëhet fjalë për një numër të kufizuar dokumentesh zyrtare mes të cilave disa shkresa, certifikata personale, një certifikatë vaksinimi, por grupi në disa postime njofton se këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e materialeve të hakuara dhe paralajmëron se së shpejti një numër i madh dokumentesh do dalin në shitje.
Mes materialeve të publikuara ka edhe reagimet e mediave në Shqipëri apo atyre ndërkombëtare për sulmin kibernetik. Vlen të theksohet se faqja është e bllokuar në Shqipëri dhe nuk mund të shihet lirshëm nëse nuk përdor VPN.
“Ata që janë në krye të punëve kanë dështar dhe ju kanë zhgënjyer, ata janë të korruptuar dhe mashtrues, kjo është vetëm një pjesë e materialeve të hakuara, së shpejti do ketë materiale për shitjen masive.” – thuhet në një nga postimet e faqes.
Në faqen kryesore shkruhet ‘Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit’ duke nënkuptuar sipas të gjitha gjasave veprimtarinë që pritej të zhvillohet në Kampion e Muxhahedinëve të Iranit (MEK) në Manzë të Durrësit.
Është ende shpejt për të thënë se për çfarë bëhet fjalë, kush qëndron pas faqes dhe sa është sasia e materialeve që faqja në fjalë pretendon se ka.
Publikimi vjen vetëm pak ditë pas sulmit kibernetik që nxorri jashtë funksionit të gjitha faqet qeveritare.
Ato janë rikthyer dalëngadalë në gjendje pune ndërsa në disa deklarata kryeministri Rama ka thënë se të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë të sigurta dhe të garantuara. Ai ka falënderuar punonjësit e AKSHI-t dhe të një kompanie amerikane që janë marrë me atë që ai e ka quajtur kundërofensivë ndaj sulmit kibernetik.
Në një dalje për mediat nga Kryeministria, ai tha se bëhej fjalë për një sulm të organizuar nga një shtet ndërsa sulmoi TCH duke e akuzuar atë për shpifje përhapje paniku, dezinformim e lajthitje lidhur me një lajm të medias në fjalë ku thuhej se qeverisë i janë kërkuar 30 milionë euro në Bitcoin nga ata që kryen sulmin kibernetik dhe se shumë materiale mund ishin zhdukur ose hakuar. Rama e quajti të gënjeshtërt lajmin në fjalë pak minuta pas daljes së tij.
Sot, Autoriteti pēr Sigurinē Kibernetike AKCESK i ka kërkuar AKEP të bllokojë faqen Homelandjustice.ru, e cila mund të ketë pasur ndonjë rol në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Kjo kërkesë e AKCESK u është përcjellë operatorëve vendas të telekomunikacionit (ISP) nga ana e AKEP-it.
Sipas autoriteteve përkatëse shqiptare faqja në fjalë po përdopret për të shpërndarë informacione keqdashëse. /Hashtag.al