Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni anti-kanabis “Zhavar” në Fier, arrestohen 4 shtetas shpallet në kërkim një tjetër


Policia e Fierit ka zhvilluar fazën e tretë të operacionit “Zhvar” në Fier ku ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas të tjerë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Në prangat e policisë ranë Trifon Sako Ermir Sako, Ilia Sako, Altin Sako dhe u shpall në kërkim Dhionis Sako.

Policia gjeti në fshatin “Mujalli” bimë narkotike të kultivuara nëpërmjet misrit.

Shtetasit e ndaluar, sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F.G i arrestuar në fazën e parë të operacionit kultivuan lëndën narkotike.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zhavar”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre.

Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhavar”, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Nikas”, në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.