Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’e kemi siguruar dot energjinë që kemi nevojë, duhen bërë shkurtime punonjësish në disa ndërmarrje


Kryeministri Rama paralajmëroi sot se vendi do futet në regjimin e kursimit duke qenë se nuk është siguruar në bursë energjia e nevojshme.

Gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiakët e vendit në Pogradec ai tha se në disa ndërmarrje duhet të bëhen shkurtime punonjësish duke qenë se ka shumë abuzime.

“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla.

Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim që na jep mundësinë të bëhemi më të zgjuar në mënyrën sesi shpenzojmë, na jep mundësinë të bëhemi më të prerë ne mënyrën sesi nuk lejojmë shpenzimet të tepërta, për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente.” – tha Rama.