Një djali shtatëvjeçar iu thye gishti nga një robot që luante shah gjatë një turneu në Moskë, thanë autoritetet vendase të enjten.
Organizatorët thonë se gishti i djalit u kap kur ai nxitoi të lëvizte një figurë para se të vinte koha për ta bërë këtë. Ai ishte në gjendje të përfundonte turneun duke veshur një mbrojtëse, por prindërit e tij tani thuhet se duan të ngrenë akuza.
“Roboti theu gishtin e djalit, gjë që është padyshim e keqe.” – u tha gazetarëve Sergey Lazarev, kreu i Federatës së Shahut të Moskës. Ai vuri në dukje se federata në fakt nuk e zotëron robotin, por e ka marrë me qira nga operatorët e saj, të cilët duket se e kanë ënë pas dore këtë mundësi në protokollet e sigurisë.
“Djali bëri një lëvizje, por duhej t’i jepte kohë robotit që të përgjigjej. Megjithatë, ai nxitoi dhe roboti e kapi.” – shpjegoi Lazarev.
Incidenti ndodhi gjatë turneut ‘Moskë Chess Open’, që u zhvillua nga 13-20 korrik. Videoja nga brenda vendit, tregon personat e tjerë që nxitojnë për të ndihmuar në çlirimin e fëmijës nga kthetrat e krahut të robotit.
“Ky robot ka luajtur për një kohë të gjatë, rreth 15 vjet. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë, i pari në kujtesën time që kjo ndodh.” – tha një zyrtar i turneut.
Ai i përshkroi lëndimet e djalit si ‘asgjë serioze’, duke shtuar se ai ishte në gjendje të vazhdonte të luante me një mbrojtëse në gisht, të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe madje të nënshkruante dokumente.