Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kosovë, një i vdekur dy të plagosur


Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skënderajt.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Lajmi është pohuar nga Policia e Kosovës që nuk ka dhënë më shumë hollësi mbi motivet e krimit.

Njoftimi

“Sot me datën 23.07.2022, rreth orës 19:04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks-Skenderaj, ku kemi tre të plagosur. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë.”