Vendosni fjalën kyçe....

‘Vërejtjet’ e Ramës me kryebashkiakët për abuzime, Kryemadhi e pyet: Pse janë rritur taksat e çmimi i ujit?


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama pas deklaratave të tij dy ditët e fundit për abuzimet në ndërmarrjet  ujësjellës-kanalizimeve në bashkitë e vendit.

Kryemadhi e pyet Ramën se ku ka qenë kur Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve jepte grante e financime bashkie pas pasrur buxhet për projekte që kanë fundosur 61 bashkitë në borxhe e prag falimentimi.

Po kështu Kryemadhi i kërkon kryeministrit që t’u tregojë shqiptarëve pse janë rritur taksat vendore e ato qendrore si dhe pse është rritur çmimi i ujit.

“Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca…” – shkruan Kryemadhi.