Vendosni fjalën kyçe....

Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën: Falenderoj Metën për komunikimin që patëm


Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, ia dorëzoi detyrën Presidentit të ri Bajram Begaj.

Pas kësaj, në ceremoninë që po mbahet para Presidencës, kreu i ri i Shtetit ka mbajtur një fjalim para të gjithë të pranishmëve.

Ai falenderoi si fillim paraardhësin e tij në këtë detyrë, Ilir Metën, për komunikimin që kanë patur.

 “I nderuar z.Meta, e nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar z.kryeministër, e nderuar kryetare e Gjykatës Kushtetuese, e nderuar presidentja Osmani, shkëlqesi ambgasadorë, të nderuar miq e të ftuar, të dashur qytetarë dhe bashkëkombas. Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.

Dëshiroj të falenderoj presidentin Meta, për përmbushjen e detyrës, komunikimin institucional dhe personal që patëm gjatë kohës që ushtrova detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe gjatë periudhës së transferimit të detyrës.

Për mua sot është një ditë e veçntë. Padyshim është dita më e rëndësishme e jetës sime. Jam përpara jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të madh të nujë individi, të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit, atë të presidentit të Republikës.

Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj historisë së shtetit tonë, partnerëve të Shqipërisë por edhe ndaj miqve dhe familjes sime…”- tha Begaj.