Vendosni fjalën kyçe....

Fjalimi i parë i Bajram Begajt: Nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit


Gjatë fjalimit të tij të parë si presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj ka deklaruar se ai nuk do qëndrojë neutral ndaj konflikteve politike, as ndaj atyre që sipas tij vendosin interesin personal mbi atë kombëtar.

 “U betova sot se do t’i shërbej Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët.

Por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit tonë.

Do të mbështes me këmbëngulje dhe institoj përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëheë shërbyer i mirë.

Ne kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës dhe të tashmes.

Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë me politikën e dialogut dhe bashkëjetesës. Të ndërojmë bashkërisht urdha lidhëse mes klasës politike, shtetasve dhe shtetit. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik dhe social për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, e dëshiron rinia dhe e ëndërrojnë fëmijët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që me shumë mund i kemi ndërtuar. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdo herë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur për të qenë në vendin që i takon.”– tha Begaj.