Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Shqipëri, duke shprehur falënderimin ndaj Ilir Metës, pasi ai dorëzoi detyrën e presidentit Bajram Begajt.
“Faleminderit Presidenti Ilir Meta për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj për të avancuar Shëndetin për të Gjithë Shqiptarët gjatë pandemisë së COVID-19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për OBSH-në. Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme.”- shkruan Ghebreyesus në Twitter.
Thank you President @ilirmetazyrtar for your and your country’s efforts to advance #HealthForAll Albanians during the #COVID19 pandemic, and for your ongoing support to @WHO. I wish you all the best in your next endeavour.https://t.co/Quj5VgB7jR pic.twitter.com/ov0GOQeG3Z
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) July 24, 2022
Ky mesazh vjen pasi sot Meta i dorëzoi zyrtarisht detyrën presidentit të ri Bajram Begaj.
Në 5 vite të mandatit të tij, kujtojmë se Ilir Meta pjesën më të madhe e pati me përballje me maxhorancën socialiste duke kthyer mbi 70 ligje në Parlament, duke mos pranuar të dekretojë një ministër (Gent Cakajn si ministër i Jashtëm), zhdekretoi datën e zgjedhjeve dhe madje thirri edhe një protestë kundër qeverisë.
E direkt pas largimit nga Presidenca, Meta do të kthehet aktiv në politikën shqiptare duke mos bërë asnjë ditë pushim.
Kjo sepse siç ka treguar edhe vetë, të hënën në orën 19:00 do t’i bashkohet Konventës Kombëtare të LSI-së, partisë që ai vetë ka themeluar.