Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron rrugëtimin e ri pas lënies së Presidencës: Një agim i ri nis nesër për rikthimin e demokracisë


Presidenti Ilir Meta, në ditën e tij të fundit të detyrës së kreut të shtetit, ka zgjedhur të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të këmbejë komente me ndjekësit duke paralajmëruar edhe agjendën pas kësaj detyre.

Meta ka shkruar se beteja të forta e presin përpara ndërsa ka paralajmëruar se nesër nis një agim i ri, që do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien në vend.

Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke mos harruar qytetarët e 2 Marsit.

E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.