Vendosni fjalën kyçe....

OSBE pas betimit të Bajram Begajt: Presim bashkëpunim të ngushtë


Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka uruar presidentin e ri të Republikës, Bajram Begajn, pas betimit të tij në Kuvend.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, delegacioni i OSBE-së thekson se me kreun e ri shtetit pret një bashkëpunim të ngushtë.

“Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si President i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë.”- thuhet në mesazhin e OSBE-së.

Kujtojmë se Bajram Begaj, bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë. Pas betimit në Kuvend, ai pritet nga momenti në moment të mbërrijë në Presidencë ku do bëhet zyrtarisht dorëzimi i detyrës nga presidenti Ilir Meta.