Vendosni fjalën kyçe....

Pak para betimit të presidentit të ri, Veliaj mbush Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamujt kuqezi (FOTOT)


Ndërkohë që sot betohet presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj, kryeqyteti është mbushur me flamujt kuqezi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në “Facebook” disa foto nga përgatitjet e bëra për ceremoninë që pritet të mbahet sot pas betimit në Kuvend të Begajt.

Veliaj thumbon presidentin në largim Iir Meta, duke thënë se pavarësisht se “disa prej tyre i kanë sabotuar punët”, kryeqyteti, gjithnjë i ka respektuar presidentët.

“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana.

Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, Bashkia Tiranë është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë!”– shkruan Veliaj.

Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar se do të bojkotojë seancën e sotme plenare për betimin e presidentit.