Vendosni fjalën kyçe....

Pas betimit, Bajram Begaj flet për herë të parë si President


Bajram Begaj është betuar në Parlament si presidenti i ri i Shqipërisë, duke zëvendësuar kështu në këtë detyrë Ilir Metën.

Pas betimit me dorën në zemër dhe mbi Kushtetutë, Begaj u ngjit në foltore dhe mbajti një fjalim para deputetëve.

Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktitm nd%rsa shtoi se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë!

Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar.

Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes punën e qeverisë dhe opozitën shqiptare.

Do dëshiroja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojm është një nga më të vështirat që pas luftës së dytë botërore. Presioni rus e ka futur vendin në një tjetër krizë.

Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur.

Duhet të respektojmë vendimet, të mos i shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga momentet e vështira. Vetëm kështu respektojmë shpresën e qytetarëve tanë.”- tha Begaj.