Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Himarës sekuestron 120 çadra e shezlongë, procedon dy persona


Policia e Himarës, ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në “Porto Palermo” të cilat ishin vendosur pa leje.

Policia ka çuar për procedim penal dy administratorët e subjekteve të cilët posedonin çadrat.

Blutë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:

– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.