Vendosni fjalën kyçe....

Rama mjaftohet vetëm me një “Për hajër” për presidentin Begaj, kërshëri Vjosa Osmanit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrjes së detyrës së presidentit nga Bajram Begaj.

Ai ka publikuar një kolazh fotosh nga betimi i presidentit të ri në Parlament dhe ceremonia e betimit e zhvilluar para presidencës.

Këtë kolazh Rama e shoqëron shkurt me mesazhin “Për hajër”.

Në këto foto, Rama shihet krah ish-presidentes Atifete Jahjaga por asgjëkundi me presidenten aktuale Vjosa Osmani.

Kjo e fundit mori pjesë në ceremoni me ftesë të Presidencës shqiptare, dy ditë pasi ajo e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.