Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i parë i Metës pas largimit nga Presidenca: Familja jonë nga sot më e bashkuar


Pas largimit nga detyra e presidentit të Republikës, Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet krah familjes së tij.

“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”– shkruan Meta.

Në këtë foto shfaqen bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe tre fëmijët e tyre.

Sot Meta i dorëzoi zyrtarisht detyrën presidentit të ri Bajram Begaj.

Në 5 vite të mandatit të tij, kujtojmë se Ilir Meta pjesën më të madhe e pati me përballje me maxhorancën socialiste duke kthyer mbi 70 ligje në Parlament, duke mos pranuar të dekretojë një ministër (Gent Cakajn si ministër i Jashtëm), zhdekretoi datën e zgjedhjeve dhe madje thirri edhe një protestë kundër qeverisë.

E direkt pas largimit nga Presidenca, Meta do të kthehet aktiv në politikën shqiptare duke mos bërë asnjë ditë pushim.

Kjo sepse siç ka treguar edhe vetë, të hënën në orën 19:00 do t’i bashkohet Konventës Kombëtare të LSI-së, partisë që ai vetë ka themeluar.