Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi poston foton e fundit me Metën nga zyra e Presidencës: Kush pret 24 orë


Vetëm pak minuta para dorëzimit të detyrës, publikohet një foto e presidentit në largim Ilir Meta nga zyra e Presidencës.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e ka publikuar foton në “Facebook” ku shihet krah kreut të shtetit, dhe shprehet se sa shpejt kanë kaluar 5 vite.

Po ashtu ai ngacmon për 25 korrikun, kur mbahet Konventa Kombëtare e LSI-së dhe pritet të marrë pjesë edhe Meta.

 “Sa shpejt ikën 5 vite. Kush pret edhe 24 orë!”– shkruan Blushi ndërsa publikon foton me presidentin Meta.

Pas pak minutash, Meta pritet zyrtarisht t’i dorëzojë detyrën e kreut të shtetit Bajram Begajt.