Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa pas betimit të Begajt: Nuk doja ta paragjykoja presidentin, Berisha e dinte që do merrja pjesë në seancë


Dy ishin deputetët mbështetës të Sali Berishës, të cilët morën pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend.

Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Kjo e fundit foli edhe për mediat duke pranuar se e ka informuar Berishën për vendimin e saj që të ishte pjesë e seancës parlamentare.

 “Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në PS. Ndryshe nga ç’meritonte procesi që mendoj se i takonte edhe për legjitimimet opozitës, ishte i kapur nga maxhoranca. Pavarësisht situatës, mendoj se nuk duhet ta paragjykoja presidentin që sot betohej dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit si kreu më i lartë i shtetit. 

Presidenti foli si garant që do të qëndrojë mbi palët politike dhe do të jetë aty për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë.

Nga puna si deputete e kisha detyrë institucionale që të respektoja Kushtetutën dhe institucionet e vendit.

Shpresoj dhe jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretoj qeverinë e Partisë Demokratike qoftë me zgjedhje.

Ç’është e drejta ju e keni parë deklaratën e Partisë Demorkatike. Ajo që ka ndodhur është se PD me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme si ditën e vendosjes së monizmit, sepse siç e thashë edhe unë edhe Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt. Prezenca ime këtu, nuk është se kemi pasur një qëndrim apo mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD-së. Dhe gjithsecili nga deputetët, anëtar të këtij grupi merr një vendim personal nisur edhe nga deklarata. Patjetër që zoti Berisha është në dijeni të prezencës sime sot këtu.”- tha Zhupa.